(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vilë, Kukës. Ka qenë pjesëtar i forcave të Muharrem Bajraktarit. Në fund të vitit 1945, u kap nga forcat komuniste së bashku me xhaxhain, Avdyl Hasa [shih]. Më 28 korrik 1993, me vendim nr. 764, Gjykata Kukës vendosi njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq për arsye politike nga forcat komuniste në 10 dhjetor 1945. Familja e tij u internua. AISKK, F. 1, V. 2014, D. Fl. 117-118
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]