(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Dukat, Vlorë. Më 23 dhjetor 1945, me vendim nr. 116, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «pjesmarrje në grup të organizuar dhe tentativë arratisje» me vdekje, pushkatim, dhe konfiskim pasurie. Më 18 shkurt 1950, me vendim nr. 58, Gjykata e Lartë Kolegji Ushtarak i zbret dënimin në 20 vjet burg dhe punë të detyruar; më 1956, i zbritet në 10 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl.583-584
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "HASKO haxhi" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/hasko-haxhi