HATA Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Brest i Poshtëm, Peshkopi. Më 10 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «strehues i arratisurve», me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 3-4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]