(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1921, në Libohovë, Gjirokastër. U arrestua më 24 gusht 1945. Më 3 tetor 1945, me vendim nr. 225, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me 5 vjet burg ndër to 2 vjet punë të detyruar, humbjen e të drejtave qytetare-politike për 1 vit. Liruar më 13 dhjetor 1945. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 430
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]