HEKALI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Drenovicë, Berat. Më 26 shkurt 1969, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut me anën e veprimeve përgatitore për t’u arratisur», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 570-571

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]