HODOBASHI Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1954, në Tiranë. Më 21 qershor 1988, me vendim nr. 304, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit», pasi e deklaroi të papërgjegjshëm e çoi për mjekim të detyruar në spital psikiatrik. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 225

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]