HOXHA Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902. Më 1946, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi si «strehues, ndërlidhës dhe informues i bandës kriminale të Abaz Ermenjit», me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 581-582

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]