(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Pogradec. Më 14 janar 1976, me vendim nr. 3, Gjykata Pogradec e dënoi për “agjitacion e propagandë”, me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Pogradeci në Valias, Tiranë, prej 15 korrik 1949 deri më 28 nëntor 1954, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 225, 471-472
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]