HUNA Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Luzni, Peshkopi. Më 10 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «strehim të arratisurish», me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës politike për aq kohë. Më 11 dhjetor 1953, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 102-103

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]