HURSHITI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Gjirokastër. Arrestuar nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Më 23 qershor 1945, me vendim nr. 110, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «bashkëpunim me okupatorin e ka pas lidhje me prefektin Qazim Mulleti», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbje e të drejtës elektorale. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 658; AMB, F: Divizioni i Mbrojtjes Popullit, D. 15

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]