HUTI Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Mamurras. Është internuar për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Laçi në Tepelenë, prej 17 gusht 1949 deri më 17 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 567-568

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]