IMERI Pelo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Kuç, Vlorë. Më 3 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», «ka ndihmuar në aparatin terrorist të okupatorit», «ka tradhtuar dhe ka penguar luftën», me 15 vjet burg. Më 28 nëntor 1945, dënimi iu zbrit në 5 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 126-127.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]