ISMAILI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kryekuq, Fier. Më 6 nëntor 1993, me vendim nr. 52/2796, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit te vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq më 23 tetor 1943, në Shegas të Lushnjes, për motive politike. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 157-158.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]