(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Tiranë. Më 15 prill 1946, me vendim nr. 91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një grup të organizuar kundra pushtetit dhe ka përhapë parrulla kundra pushtetit», dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 42.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]