JOTI Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1931, në Sotirë të Gjirokastrës. Më 20 nëntor 1973, me vendim nr. 116, Gjykata Gjirokastër, e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet burg. Më 10 janar 1974, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 4 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 576.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]