KËRMA Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1875, në Progonat të Tepelenës. Më 25 korrik 1943, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Gjirokastërës e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte» dhe se «ka marrë pjesë në luftime kundër L. N. Çl.» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përjetshme të të drejtave elektorale. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 28-29.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]