KËRMA Qazo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1880, në Progonat të Tepelenës. Më 5 shtator 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në qershor të vitit 1944. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 39-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]