KABELLO Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Tragjas, Vlorë. Më 28 dhjetor 1949, me vendim nr. 121, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e strehimit e furnizimit të bandave të ardhura nga jashtë» dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 307-308.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]