KADARE Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër. Gjatë luftës, zv/komandant i Brigadës I, pas luftës, komandant i artilerisë, zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm. Përgjegjës për një sërë krimesh të kryera gjatë luftës, përfshi masakrën ndaj 130 robërve italianë, të cilët i vranë për t’u marrë rrobat, dhe vrasjen e 65 ballistëve në Matjan të Lushnjës, në tetor 1943. Më 1956, u lirua nga ushtria. Vdiq në burg më 1962.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]