KADESHA Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1936, në Tiranë. U arrestua më 6 nëntor 1981, dhe më 18 shkurt 1982, me vendim nr. 63, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe humbje e të drejtës së zgjedhjeve për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 132-133.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]