KADIU Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Zerçan, Dibër. Më 20 dhjetor 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike, prej 1 gusht 1959 deri më 31 korrik 1965. Burgun e ka vuajtur në burgjet jugosllave, pas arratisjes nga Shqipëria, më 30 maj 1954. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 193-194.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]