KAJA Besim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Kavajë. Gjatë luftës ka qenë pjesë e forcave të BK. Me vendim nr. 999, Gjykata e Kavajës vendosi vërtetimin e pushkatimit pa gjyq nga forcat komuniste, më 31 tetor 1946, në Kërcukaj (Tiranës). AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 692-693.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]