(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1909, në Perisnakë, Berat. Më 6 qershor 1945, me vendim nr. 68, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi «si krimin si kriminel lufte ka kryer këto faje: në fillim ne Luftën NÇL, mandej ka dezertuar dhe është hedhur në organizatën e Ballit, ka djegur shtëpitë e partizanëve, ka torturuar Maliq Pertefin, sepse kishte djalin partizan, ka plaçkitur dhe grabitur», me 15 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 280.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]