KALAJ Pirro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Dukat, në Vlorë. U dënua për motive politike, dhe më 16 mars 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e internimit nga rrethi i Vlorës-Dukat në Kamëz-Tiranë, prej datës 16 prill 1949 deri më 10 nëntor 1954. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 363-364; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 141.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]