KALAJA Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Krujë. U arrestua më 17 janar 1946, dhe më 2 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit popullor dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 184-185.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]