KALAJA Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Ishëm, Durrës. Arrestuar më 6 mars 1949. Më 13 prill 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «si pjesëmarrës në shoqatën reaksionare të quajtur nacionalistë propagandues», dhe për «ndihma të kësaj shoqate», «strehues, furnizues, bashkëpunëtor e ndërlidhës i të arratisurve», me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 557-558.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]