KALIVAÇI Harikla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 192, në Sopik, Gjirokastër. Më 17 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», me 1 vit burg. Më 23 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «veprimtari armiqësore që përgatiten kundër vendit tonë, duke tentuar të kalonin për në Greqinë monarko-fashiste, dhe të ndihmonin armiqtë që të sulmonin vendin tonë», me 5 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 508-509.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]