KAPINOVA (bakiasi) Muharrem

KAPINOVA (bakiasi) Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Kapinovë, Berat. Për shkak se kishte qenë me Ballin Kombëtar, u arrestua dhe u dënua me 30 burg nga gjykata ushtarake e Gjirokastrës, më 30 qershor 1945. Gjatë transportit për në burgun e Beratit u arratis dhe u strehua në Staraveckë (Skrapar), dhe ku u vra. Më 2 qershor 1993, me vendim nr. 142, Gjykata Skrapar vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 15 korrik 1945. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 263-264.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]