KAPLLANI Nezir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1950, në Kaninë, Vlorë. U arrestua më 23 korrik 1977, dhe më 30 shtator 1977, me vendim nr. 252, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje» me mbylljen e tij në spitalin Neuropsikiatrik të Elbasanit. Më 28 dhjetor 1990, me vendim nr. 116, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «krimin e kalimit të paligjshëm të kufirit» dhe e dënoi me 10 muaj riedukim nëpërmjet punës. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 89-90; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]