KAPO Lutfi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1925. Më 20 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «dezertim nga radhët e ushtrisë dhe qarkullim me kriminelë lufte», dhe e dënoi me 1 vit burg. Më 5 tetor 1946, me vendim nr. 496, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e arratisjes nga burgu», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]