KARAGJOZI Flamur
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në Gjirokastër. Më 13 janar 1947, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit dhe strehues të të arratisurve politikë» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, punë të rëndë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me vendim nr. 16 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, datë 30 janar 1947, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 158-159.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]