KARAGJOZI Pertef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Gjirokastër. Më vendim nr. 187, datë 27 shtator 1947, të Gjykatës së Lartë Ushtarake u shpall fajtor si «iniciator i një organizate klandestine kundër pushtetit popullor; propagandë me anë së cilës synonte të sabotonte reformat; lidhje me kriminelë lufte brenda dhe jashtë vendit duke u përpjekur të përgatisin kryengritje kundër pushtetit popullor; lidhje me sillogun e Janinës e Selanikut; lidhje me anglo-amerikanët dhe monarkofashistët grekë duke i dhënë informata me karakter ushtarak, ekonomik e politik; nxitje të të arratisurve për të kryer aksione e atentate kundër pushtetit dhe njerëzve të tij». U dënua me vdekje, me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave civilepolitike. U ekzekutua më 10 tetor të vitit 1947. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 646; Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Sektori i Arkivit Shtetëror të Sistemit, nr. 1475/1 prot.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]