KARAMUÇA Mukazes
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Pogradec. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 17 më 27 tetor 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Elbasani në Belsh (Elbasan), prej 19 mars 1976, deri më 21 qershor 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 305-306.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]