KARANTHO Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në Sarandë. Më 26 shtator 1995, me vendim nr. 764, Gjykata e Sarandës njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e diktaturës komuniste më 4 gusht të vitit 1944. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 142-143.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]