KARASANI Shahe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1882, në Mat. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Dibra në Berat, prej 3 shkurt 1946 deri më 5 shkurt 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 390-391.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]