KARAXHOTI Stavro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1898, në Sarandë. Më 11 shtator 1946, me vendim nr. 81, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit popullor, si armik të popullit si dhe ndërlidhës të reaksionit grek» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 27 prill 1949, me dekret nr. 819 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1960, dhe më 29 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 191, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut duke i shërbyer agjenturës së huaj» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 221-222.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]