(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Dhëmblan, Tepelenë. Arrestuar më 22 dhjetor 1946. Më 14 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «si armik i popullit, dhe ka kryer këto faje: ka qenë anëtar i Komitetit Ballist të Tepelenës, rikrijuar pas çlirimit, ka marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit, nënkomandant i njësive balliste, i ngarkuar me detyrë për të prishur urën dhe komunikacionin, me qëllim që t’u vinin në ndihmë anglo-amerikanëve, kur të zbarkonin», «ka agjituar në popull për atentate, për të ngjallur ndjenjën e urrejtjes së të pakënaqurit». Për këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Më 7 janar 1948, dënimi iu kthye në burg të përjetshëm. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 577-578.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit