KASHARI Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Elbasan. Më 29 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit në bashkëpunim me të arratisurit si dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Dënimi i iu kthye në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 494-495.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]