(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Shkodër. Më 29 mars 1949, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një organizatë politike kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burg, si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 4 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 433-434.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]