(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Pukë. Më 14 qershor 1952, me vendim nr. 200, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundra popullit dhe shtetit» dhe se «ka ndihmuar në organizimin dhe forcimin e bandave» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë (dënim i kombinuar). F. 1, V. 2014, D. 14, f. 76-77.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "KEQANI Tosh" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/keqani-tosh