KOÇI Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Martanesh. Më 26 qershor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 3 mars 1944, në Peshk, Martanesh. Q.K ka qenpë një nga viktimat e masakrës së kryer në fshatin Peshk nga komunistët. Në një letër për Miladin Popoviçin, Nako Spiru shprehet kështu për këtë ngjarje: “Në zonën Librazhd- Martanesh vran 28 krer të ballit pse fshatrat i pritën me pushkë (i morën për çetën e Çermenikës). Fshatrat u shtruan si pulë. Kudo fshatarët i pritën me krah hapur – mbasi pan qi këta ishin të fortë dhe i jepnin grushte ballit.” AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 269-270, Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17; AQSH, F. 14, V. 1944, D.91, Fl.6-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]