(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1930, në Firence (Itali). Vajza e Sami Kokës [shih], ka vuajtur burg dhe dëbim, për motive politike. Më 9 prill 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor në mënyrë të organizuar», me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Ka vuajtur dhe 7 vjet dëbim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 519-520.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]