KOKALI Vasil Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në fshatin Aliko të Sarandës. Më 14 shtator 1972, me vendim nr. 86, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 104-105.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]