(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1936, në Shijak. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 13, më 2 korrik 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Shijaku në Karpën (Kavajë), prej qershor 1947 deri më 30 prill 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 565-566.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]