(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Veprimtar politik, Ministër i Arsimit (tetor 1944-janar 1945), deputet. U lind në vitin 1904, në Shkodër. U laurua për letërsi në Paris. Gjatë luftës mori pjesë në rezistencën antifashiste, si kolonel në zonën e Dibrës, dhe qe anëtar i Këshillit Nacional-Çlirmitar. Në tetor të vitit 1944 u zgjodh ministër i arsimit, post nga i cili dha dorëheqje në janar 1945. Në shtator dhe në fillim të dhjetorit të po këtij viti, edhe pse ishte anëtar i Frontit Demokratik, e shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të ri zgjedhor, që nuk lejonte pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të tjera. Emri i tij lidhet me lindjen e Partisë Social-Demokrate Shqiptare dhe me lëvizjen opozitare të njohur si Bashkimi Demokrat. U zgjodh deputet në legjislaturen e parë pas luftës. U arrestua në janar të vitit 1946, bashkë me 36 anëtarë të Bashkimit Demokrat. Në qershor të po këtij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si anëtar të një organizate të fshehtë terroriste dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Burrelit më 1950. Robert Elsie, A Biographical Dictionary of Albanian History, «I. B. Tauris», 2012, p. 242-243.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit