KOKOSHI Kudret
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Jurist, poet dhe përkthyes. I diplomuar për drejtësi në Itali. Punoi në Vlorë dhe Kosovë. Lindi më 1908, në Vlorë. Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi si «armik i popullit dhe pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar», me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 284; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]