(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1938, në fshatin Macukull të Matit. U burgos, u internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Burreli në Berat, Tepelenë dhe Kuçovë, prej 10 majit të vitit 1945 deri më 14 maj 1954. Më 1956 dhe 1967u internua sërish nga Tirana në Lushnjë për pesë vjet kohë. Më 22 nëntor 1977, me vendim nr. 152, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burg. U lirua më 28 tetor të vitit 1982.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit