KOLA Vuksan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Dukagjin. Arrestuar më 5 shtator 1952. Më 21 shkurt 1953, me vendim nr. 32, Gjykata Ushtarake Territoriale Shkodër e dënoi për «bashkëpunim me diversantët e UDB-së duke iu dhënë informata sekrete e politike» me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 25 nëntor 1954 i zbritet dënimi në 15 vjet burg. Liruar më 26 shkurt 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 177.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]