(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1940, në Kukës. Më 12 korrik 1958, me vendim nr. 66, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Me dekret nr. 3006, datë 23 nëntor 1959, iu falën 3 vjet, 4 muaj e 3 ditë. Me dekret nr. 3603, datë 24 nëntor 1962, iu falën dhe 1 vit, 2 muaj e 1 ditë. U arrestua sërish, dhe më 11 shkurt 1976, me vendim nr. 17, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme (të pjesës së tij). F. 1, V. 2014, D. 14, f. 82-83.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit