KOLPAJA Bol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 janar 1815, në Tiranë. U arrestua më 23 shkurt 1951, dhe më 18 gusht të po atij, me vendim nr. 233, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «informator të italianëve» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 208-209.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]